Në disa pjesë të shtëpisë së Sabit Musliut janë vizatuar disa shenja të stemës së Kishës Ortodokse Serbe.
Ky simbol me 4 C, është vizatuar edhe në kohë të luftrave në shtëpitë e shqiptarëve, e që do të thotë “SAMO SLOGA SRBINA SPASAVA- VETËM BASHKIMI I SHPËTON SERBËT! Për shkak të vështirësisë për të bërë një shqiponjë, shumë flamuj serbë tregojnë vetëm C-të”.
Musliu, nga fshati Stanoc i Poshtëm në Komunën e Vushtrrisë e përmendi edhe emrin e personit në të cilin dyshon se e ka dëmtuar duke ja vizatuar ato simbole. Rast për të cilin e ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
“NXITJE E URREJTJES,PËRQARJES OSE MOS DURIMIT KOMBËTAR, RACOR, FETAR APO ETNIK
Vushtrri 31.10-01.11.2023 – 16:00-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafite. Rasti ne procedure te rregullt hetimore”, kështu thuhej në raportin e policisë.
Në kë po dyshon Sabit Musliu dhe pse?
VIDEO: