Fakulteti Juridik sot ka organizuar ceremoninë e pritjes për studentët e këtij fakulteti, të cilët zunë vendin e tretë në botë në garën “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, e mbajtur në Vjenë të Austrisë.
Në fjalën e tij, dekani i këtij fakulteti Avni Puka, tha se përfaqësimi i Universitetit të Prishtinës në mesin e universiteteve më prestigjioze në botë është mesazh për studentët e tjerë.
Ai gjithashtu njoftoi se Fakulteti Juridik po përgatit një ekip që do të jetë pjesë e simulimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Gjermani.
“Përfaqësimi i Universitetit të Prishtinës, Fakultetit Juridik me raport me universitet më prestigjioze, me kolegët që janë këtu që janë edhe arsyeja pse jemi aq të lumtur por edhe të motivuar jepni një mesazh të fuqishëm për studentët që të gjithë janë këtu e mbi të gjitha edhe për studentët që do t’i presim këtë vite, që ju jeni pjesa kryesore që në fakultet të drejtësisë studiojnë maturantët më të mirë në këto vitet e fundit.04:50 Në vitet e fundit si Fakultet Juridik jemi përfaqësuar në mënyrë të përhershme në tri gara prestigjioze. Janë edhe një ekip që janë duke u përgatit për intensivisht dhe në korrik do të jenë në Gjermani për simulimin e gjykatës penale ndërkombëtare. Është një ekip jashtëzakonisht i mirë. Janë dy në Master dhe dy të nivelit Bachelor. Çka bëjmë ne si fakultet dhe çka bëjnë profesorët është që çka varet nga ne, ne e bëjmë më të mirën sepse besojmë… 07:29 Ndërsa sot ceremonia nuk është që ne po e bëjmë për ju, sepse ju jeni në shtëpinë e juaj, nuk është që këto logot që janë shumë simbolike këto i kemi për partnerët më të mirë ose për stafin ose dikën që nga ne ka merita të veçanta. Jemi të lumtur që institucionet kanë një gatishmëri dhe ka një nivel të tillë të mbështetjes që tregon për vitin tjetër iu keni mundësuar që ekipi i viti tjetër këto aspekte do t’i kenë shumë më lehtë. Prandaj sot kjo ceremoni është pak më ndryshe se tjerat, po bëhemi bashkë për të shpreh lumturinë që e kemi për këtë dhe inspirimin që ju jepni për kolegët tjerë”, tha ai .
Ndërkaq, nga ekipi i studentëve thanë se suksesi nuk është vetëm i tyre, por i të gjithë Fakultetit Juridik.
Pjesëmarrësja Rea Hadri tha se suksesi nuk është vetëm i tyre por i gjithë Fakultetit.“Ky sukses nuk është vetëm i joni i ekipit është i të gjithë Fakultetit e Universitetit të Prishtinës dhe të gjithë shqiptarëve”
Dea Fetiu u shpreh se është ndjenjë e veçantë që të kthehen në UP.
“Për ne është shumë ndjejnë e veçantë që të rikthehemi në amfiteatrin e vogël i cili është veç ajo salla që kemi kandiduar së pari për me u pranu në VIS. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që iu kemi gëzuar të gjithëve”, tha ajo.
Kurse, Melisë Sejdiu tha se është shumë optimiste edhe për ekipet që shkojnë në vitin tjetër dhe se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë ata.
“Desha me cek se jemi shumë optimist për ekipet dhe studentët e tjerë që kanë me ardhur pas neve. Jemi shumë të gatshëm të iu ndihmojmë në çdo hap dhe shpresojmë ta shohim Prishtinën finaliste”, tha ajo.
Ndërkaq, Morea Pula shtoi se përkundër se si universiteti i vogël, ata kanë arritur t’i tejkalojnë universitetet me të njohura të botës.
“Mundemi me thënë se ky sukses që e ka pasur UP-ja tregon që nuk ka pasur paragjykime dhe pavarësisht që jemi universitet më i vogël, kemi arritur t’i tejkalojmë universitetet nga gjithë bota dhe kjo po i bie që edhe ekipet e tjera që do të formohen vitet e ardhshme munden me arrit më lartë se ne”, tha ajo.
Ndërkaq, Ariana Rexha se suksesi i tyre është i të gjithëve.
“Faleminderit që keni ardhur të na nderoni neve dhe faleminderit trajnerëve për punën që ne e kemi bërë. Prapë kjo fitore, ky sukses që ne e kemi arritur është i të gjithë neve, është i të gjithë Fakultetit Juridik, i menaxhimit i trajnerëve dhe në fund i joni personal”, tha ajo.
E pjesëmarrësi tjetër, Nol Musa falënderoi të gjithë për përkrahje ndaj ekipit përfaqësues.
“Fjalët që desha me i thënë u thanë të gjitha, por desha të ju falënderoj dhe një herë të gjithë për përkrahjen është nder dhe kënaqësi e jona me nda këtë sukses me ju”, tha ai.
“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtar komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 400 ekipe të studentëve të drejtësisë, nga universitet me prestigjioze botërore si: Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera.