Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenisti serb Novak Djokovic është goditur nga një shishe metali pas përfundimit të ndeshjes në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.

Edhe pse fillimisht u cilësua si një sulm, një gjë e tillë nuk qëndron dhe goditja ndaj Djokovic ka qenë aksidentale.

Kanë qenë organizatorët e turneut të Romës që kanë sqaruar gjithë situatën, derisa tani është publikuar edhe një video e qartë nga goditja që mori nacionalisti serb Djokovic.

“Një i ri u përkul për t’i dhënë Djokovicit një fletore për të nënshkruar dhe një shishe uji prej alumini ra nga çanta e shpinës dhe e goditi në kokë tenistin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Megjithatë nacionalisti serb simuloi, pasi lëndimi i tij nuk ishte aq i rëndë thuhet në mediat e ndryshme evropiane.