Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e kanë pranuar dështimin fatal në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Me konferenca për media e postime në rrjete sociale, tri partitë, kanë deklaruar se ishin larg rezultateve që kanë pritur.
Liderët e partive, janë zotuar se do të nisin reformat. Madje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se mund ta ofrojë edhe dorëheqjen.
“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur. Nuk është ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shohë ndonjëherë. Ky është një moment reflektimi i thellë, i përgjegjësisë dhe seriozitetit politik, ku qytetarët flasin e ne duhet t’i dëgjojmë. Kur populli jep verdiktin e vet ne duhet ta dëgjojmë e respektojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm kur kanë festë, por edhe kur kanë humbje si kjo”., tha Abdixhiku.
Abdixhiku paralajmëroi mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm, kështu duke lënë të nënkuptoj se do të japë dorëheqjen.
Përgjegjësinë e mori edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“E para zgjedhjet kanë qenë pramë, koha s’është e mjaftueshme me pa cka ka ndodd. Por, PDK e ka ruajtur votën e ve.t E thash që pozita ka edhe përgjegjësi dhe normalisht mbi bazën e përgjegjësisë i marrë vendimit. Kurrë s’i shmangen përgjegjësive. Tash e kam marrë PDK-në para një muaj dite, ka qenë kohë tepër e shkurtë që me u marër me organizimi ne brendshëm dhe reformat në parti. PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, dhe do të fillojë prej bazës në të gjitha nivelet.Nëse i referoheni 10 ditëshit, besoj që fushata e PDK-së ka qenë shumë aktive edhe në terren edhe në rrjete sociale e televizione, kemi bë përpjekej maksimale ët shpjegojmë projektin tonë”, tha ai.
“Një situatë komplekse bukur mir të planifikuar se çka ndodh, PDK ka bë punë të mirë, e ka ruajtur trupin e vet elektoral, dhe do të rritemi edhe më tej“, përfundoi ai.
Reformim premtoi edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj! Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë. Nga zemra i falëndëroj të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme”, ka shkruar Haradinaj.

