Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke e zbatuar urdhërin e gjykatës për kontroll në gjithsej pesë lokacione në tri komuna në veri.
Ata po ashtu konfirmojnë se në vendin e ngjarjes është prezent edhe prokurori, dhe se kontrollet po bëhen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.
Qytetarëve u është thënë nga policia se nuk duhet të shqetësohen.
“Të gjithë pjesëtarët e njësive speciale si dhe zyrtarët e misionit të EULEX-it janë larguar nga rruga ku ndodhet restoranti Grey. Supozohet se policia ka sekuestruar disa automjete nga garazhi nëntokësor i kësaj ndërtese, dy prej të cilave janë me targa të Beogradit dhe një kuadrat pa targa”, raporton Kossev.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, policia ka hyrë edhe në shtëpinë në Zveçan të një personi që është i lidhur me nënkryetarin e Listës Serbe.