Nga data 13 deri me 15 tetor 2023, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë duke përdorur dronin policor është angazhuar në realizim të planit të veprimit të ashtuquajtur “droni”, qëllimi i së cilit ka qenë identifikimi i kundërvajtësve të ndryshëm në trafikun rrugor.
Plani është realizuar në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë me ç ’rast janë identifikuar kundërvajtës të cilët kanë drejtuar automjetet në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Gjatë tri ditëve të realizimit të këtij plani janë shqiptuar 250 gjoba dhe janë konfiskuar 31 patentë shoferi si masë mbrojtëse ndaj ngasësve të cilët me automjetet e tyre kanë bërë tejkalime të kolonës së mjeteve dhe tejkalime ne vendet e ndalura, me ç ‘rast edhe kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, do të vazhdoj me realizimin e planeve të ndryshme me qëllim ngritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.