Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion i përbashkët në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni mbetet në zhvillim e sipër dhe, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.