Oferta e parë e Interit drejt Torinos për Gleison Bremer është refuzuar.
Interi e ka të qartë se objektivi numër një nëse largohet Skriniar është Bremer.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, Interi ka bërë ofertën e parë për lojtarin, por është refuzuar, transmeton lajmi.net.
Oferta thuhej të ketë qenë për një huazim me opsion blerjeje të detyrueshme prej 28-30 milionë euro.
Por, ekipi i Torinos kërkon 40 milionë euro për brazilianin.
Sot pritet të zhvillohet një takim në mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit.