Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka vizituar nënkryetarin kësaj organizate, Nasim Haradinaj, i cili sot është liruar nga Haga.
Në një video të postuar nga gazeta “Demos”, Haradinaj dëgjohet duke thënë Gucatit: “O hajde kryetar, hajde”.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë qenë të dënuar nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë.
Gucati është liruar më herët, ndërsa Haradinaj është liruar sot nga Specialja.
“Më 12 dhjetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.” është thënë në vendimin e Gjykatës Speciale.