Një rast më i pazakontë ka ndodh sot pasdite në Prizren.
Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar, pasi ky i fundi nuk është ndalur pas urdhrit policor. Policia në fund ka arritur ta kap të dyshuarin.
Sinjali mëson se rasti nuk ishte kaq i thjeshtë për patrullën policore që po vëzhgonte komunikacionin sot pasdite, në qytetin e Prizrenit.
I dyshuari që ishte urdhëruar të ndalej nuk është ndalur dhe ka vazhduar të ik me veturën e tij.
Zyrtarët policorë menjëherë i javë vënë pas – derisa kanë arritur t’i dalin përballë të dyshuarit.
Ky i fundit nuk është ndalur as në këtë moment, dhe e ka goditur njërin nga policët me veturën e tij.
Policia e ka ndjekur sërish të dyshuarin, derisa i fundit e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër – dhe policia ka arritur ta arrestojë.
Gazeta do të ju mbajë të informuar me rastin.