Nuk u bë nënë kurrë, por u kujdes tërë jetën për fëmijë – historia frymëzuese e SOS nënës para pensionit

Me shumë dashuri e shikon fotografinë ku gjenden 14 fëmijët që 15 vite të jetës ua ka kushtuar atyre. Nënë biologjike nuk arriti që të bëhet asnjëherë, po boshllëkun ia kanë plotësuar dhjetëra fëmijë që kanë qenë pa përkujdesje prindërore e për të cilët pa kushte Nuran Boshnjaku është kujdesur për vite me radhë.

“Unë nuk e kam pas shumë të vështirë se unë kom pasë përkujdesje edhe përpara. Për tre fmi jam përkujdese. I kam pasë tre fmi të shokut që jam përkujdes për ta. Në fillim kanë ardhë 5 fmi përniherë, shumë shpejtë jemi adaptu edhe fëmija edhe unë,- thotë ajo.

Ndonëse u shkollua për ekonomi , dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri në moshë të re Nurani, të bëhet SOS nënë.

“Në fillim familja ime nuk ka desht me pranu me u punësu këtu SE UNË kam qëne ë punësume. Po dëshira ime me u përkushtu për këta fmi, se unë fëmijë biologjik s’kam pasë, atëherë unë kam vendosë me ardhe. Unë konkurrova mas një kohe më pranun. Më kujtohet kur u kam tregu vëllaut që u pranova, gruaja e vëllaut filloi me qajtë…. Jam përkujdes për 14 fmijë. 12 janë në pavarësim, disa në gjysmë pavarësim”- rrëfehet Sos nëna.

“Nuk e kom leju vetën me u lidhë vetëm me një. Për mu kanë qenë të gjithë të njejtë. Jom mundu të gjithve me iu dhanë të njejtën dashuri, të njejtën afërsi. Ka qenë një fmëijë 5-vhecar, fillova pak me u lidhë, se xhelozojnë fëmija. Po ai fëmijë tash ka shku në adaptim.”, tregon zonja Nuran.

Edhe pak muaj, zonja Nuran del në pension.

“Po edhe nja 4-5 mujë, po du me u adaptu vet, pe qetësoj pak veten, se prap besoj qe ka me u taku me këta fmije, edhe qe do te vijnë me me pa. Po prap duhet me u pajtu. Jeta vazhdon.Tash e kam pak më vështirë se që ko me dalë në pension, është ajo mungesa ndoshta për mu ma e madhe, se edhe fmija më don, në respektojnë. Për mu është ma e vështire.”

Këtë punë ajo thotë se bën me shumë dashuri.

“Duhet shpirtnisht me qenë së pari human, për me arhdë me punu këtu. I kisha udhëzu prindërit mos me i lanë fëmijët pa pëqrkujdesje prindërore. Duhet me pas vullnet me e punu këtë punë. Unë 15 vite u ba, shumë me knaqësi. Unë si jam punësu, kam thanë deri ën pensuob ka mne e ba këtë punë”.

E organizata Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka krijuar dhjetëra familje të ngjashme si ajo e Nuranit. Këta fëmijë përvec kujdesit nga Sos nënat edhe në SOS fshatin në Prishtinë për cocializim e aftësim për punë.