Nuk kanë marrë pagat e shtatorit, SBASHK-u vjen me ultimatum për Qeverinë

Sot në shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor, pas grevës një mujore të mësimdhënësve.

Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk iu kanë dalur pagat e muajit shtator.

Lajmin për FrontOnline e ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ai tha se nëse deri më 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet.

“Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dal pagat ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri me 5 tetor, shërbyesve civil iu kanë dal pagat ndërsa në sistemi arsimor kpl , ne gëzohemi që ata kanë paga por Qeveria ish dashtë të veproj njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi që ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”, deklaroi Jashari për Front Online.

Sot ka filluar mësimi në të gjithë shkollat e Kosovës, pas një muaji grevë në arsim.