Një video nga një plazh në Ulqin të Malit të Zi është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shihet një burrë i cili përkundër motit të ligë vendosë të futet në ujë me një ombrellë.
Në Mal të Zi po mbretëron një mot i ligë me reshje të mëdha shiu, por kjo nuk e ndali një pushues që të realizojë qëllimin e tij.
Mjaftoi që videoja të shpërndahet në rrjetet sociale, që të fillojnë komentet në llogari të këtij burri që kritikuan veprimin e tij.
Thuhet se në kohën kur është realizuar videoja ishte ngritur flamuri i kuq, që tregon se është rrezik larja dhe ndalohen të futen në ujë. /Telegrafi
@banny_1794 #dobrevode🏖 #bar #ulcinj #montegro #zabava #more #viral #fypシ