Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.
Ata e akuzojnë Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.
Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj, na shitët”. Një ekip i T7 po qëndron atje.
Televizioni raporton se në fillim të protestës u dëgjuan këngë nacionaliste serbe.
Ivan Miletiq, një nga organizatorët e protestës e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.