Të enjten në Kuvend diskutohet një vendim shumë i rëndësishëm për qytetarët

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se janë pajtuar që seanca e radhës të mbahet me 20 tetor në ora 10:00.

Ajo tha se në rend dite do të jenë dy pika.

“1. Shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen për punën publike

2. Ai për masat e përkohshme për produktet themelore në treg, që përfshin vendosjen e çmimit tavan edhe për produktet themelore.

Pas tyre do të jenë në rend të ditës pikat e mbetura nga seancat e kaluara”, tha ajo.