Rexhep Gara punonte në Institutin e Patologjisë në shkurt të vitit 1998 kur forcat serbe masakruan 24 civilë të pafajshëm në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.
Ai ishte angazhuar personalisht që nga Prishtina t’i kthente kufomat në fshat ku do të varroseshin. Gara ka rrëfyer në Frontal në T7 vështirësitë e transportimit të kufomave, të cilën e kishte marrë përsipër ta bënte vetë.
Gara tha se e kishte angazhuar një taksist me kampion për t’i bartur kufomat dhe tregoi se kur shkoi në morgun e Prishtinës për t’iu thënë se do t’i merrte kufomat.
“Polici tha mirë që po i merr se e kemi pasë ndërmend me i heq se kanë me na ardhë tjerat. E dinin se do të ketë kufoma tjera”, tregon ai.
“I kam qitë në kamion… vullnetarisht me i çu kufomat në Likoshan”.
“Ka qenë një pompë. Na ka ndalë Policia. Kam dalë unë, s’e kam lënë shoferin. Më ka pyet çka janë. I thashë kufoma. ‘Ku po i çoni?’ Në Likoshan”, tregon Gara.
“E veten edhe shoferin a s’i ke llogaritë? Kështu më tha polici”, tregoi ai.
Ai tha se ka dashur ta bëjë identifikimin e kufomave, ndërsa tregoi se gjendja e trupave ishte e tmerrshme.
“Kam pa të djegur, ka pasur kufomë me njolla që e kanë mbyrë ndër ujë”, tha ai.