Ishte çmuar shumë për punën e tij sa pat qenë ministër i Mbrojtjes.
Respektimi i vlerave të luftës dhe vizitat e panumërta tek familjet e dëshmorëve u mbështetën pafundësisht nga njohësit e politikës në vend.
Armend Mehaj, aktualisht nuk ka ndonjë pozicion ekzekutiv, por nuk përjashtohet që një gjë e tillë të ndonjë në një të ardhme të afërt.
“Njeri i ShBA-së”, “Njeri i NATO-s”, patën qenë disa nga etiketat që iu vunë atij, për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të shpeshta përtej Oqeanit, në kuadër të koordinimit e organizimeve mes FSK-së dhe ushtrive të vendeve që njihen si përkrahëset më të mëdha të pavarësisë.
Ndërkaq, muaj më parë ishte televizioni më i madh në Kosovë, Klani, që i kushtoi rëndësi të veçantë Mehajt, duke thënë se zor të gjendet një si ai./Përmbledhja