Komunikacioni në rrugën ndërmjet Graçanicës dhe Llapnasellës është ndërprerë për shkak të të shtënave me armë zjarri, në të cilat janë përfshirë dy grupe të martën pasdite.
Sipas një dëshmitari okular, të shtënat kanë ndodhur pasi dy automjete janë përplasur, njëra me targa të Beogradit dhe tjetra me targa të Kosovës.
Sipas tij, të shtënat kanë ndodhur pak para orës 15:00, shkruan portali lokal Qendra Mediale e Gagllavicës.
“Me sa pashë, dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të gjuajnë”.
Ata gjuajtën një sërë plumbash.