Një punëtor ndërtimi ka vdekur në vendin e punës.
Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në Shëngjin, në një pallat në ndërtim.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe është vendosur një perimetër sigurie.
Ende është saktësuar sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë. Viktima është e moshës rreth 60 vjeç.