Një peson e ka therur me thikë veten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha për GazetaBlic se njësitet e policisë reaguan me shpejtësi.
https://permbledhja.com/rrreth-100-persona-dyshohet-te-jene-helmuar-ne-kacanik-nga-uji-i-pijes-shikoni-cka-thote-kreu-i-komunes/
“Me datë 11.07.2022. rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, tha ai. Hoxha nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të personit.
“Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila poashtu ka arritur në vendin e ngjarjes. Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund ti adresoheni autoriteteve kompetente shendetsore”, tha ai.Policia është duke kryer hetime relevante lidhur me rastin.