Të mërkurën në Mitrovicë të Veriut, një zyrtar policor ka thënë se derisa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godasë dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.