Mbrëmë rreth orës 23:50 ka ndodhur një rast mjaft shqetësues në lagjen Bazhderhane në Prizren, ku një person u gjet i shtrirë në rrugë, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se viktima u gjet i shtrirë në një skaj të rrugës dhe se dyshohet se ishte i plagosur me thikë.
Sipas dyshimeve të para, thuhet se disa persona e sulmuan viktimën, e lanë në rrugë dhe më pas u larguan.
Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia në anën tjetër po merret me zbardhjen e rastit.