Pa kaluar 24 orë nga rasti tragjik në Klinë, Gjykata e Pejës e aprovoi kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dy personave.
19-vjeçari J.H, i cili të enjten doli para gjykatës në Pejë, sipas Prokurorisë, dyshohet se kreu vrasjen e dyfishtë të mërkurën në qendër të Klinës, por motivet ende nuk janë zbardhur.
“Dy prokurorët kanë dalë në terren bashkë me policinë për monitorim të situatës me i mbledhë të gjitha provat, dëshmitarët për ta kuptuar këtë vepër penale”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Derisa autoritetet po i vazhdojnë hetimet, si prova do t’i shërbejnë që i sekuestroi në vendngjarje, një ditë më parë.
Shtëpitë e viktimave dhe të të dyshuarit i ndan një distancë e vogël.
Dy të rinjtë, njëri 21 e tjetri 23 vjeç, mbetën të vdekur nga të shtënat me armë zjarri, brenda këtij lokali në qendër të Klinës, të mërkurën mbrëma.
Njëri prej tyre kishte ndërruar jetë në vendngjarje, kurse vdekja e tjetrit u konstatua në Spitalin Rajonal të Pejës. /ATV