Ymer Ymeri nga SBASHK-u thotë se çështja e grevës, tashmë është në duart e Qeverisë Kurti.
Në një prononcim për GazetaBlic, Ymeri thotë se SBASHK-u është në pritje të Qeverisë për takim tjetër, në mënyrë që këtë javë të gjendet zgjidhja.
“Do të presim nga Qeveria edhe sot edhe nesër, nëse do të na bëjnë ndonjë ftesë për takim tjetër dhe të gjendet zgjidhja për të dal nga greva”, thotë Ymeri.
Ymeri thotë se as sot e as dje, nuk ka pasur lëvizje nga Qeveria.
“Deri më tani ska asnjë ftesë nga ata”, shtoi tutje Ymeri.
Ymeri thotë se greva do të vazhdojë, deri në momentin kur Qeveria nuk miraton kërkesën e tyre, pra shumën prej 50 eurove.
“Ne si SBASHK, deri sa nuk ka ndonjë ndryshim mbetet vendimi i mëhershëm, pra greva do të vazhdojë”, shtoi Ymeri për GazetaBlic.
Ndërsa, Kryeminsitri Albin Kurti pasi sot votoi në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, është deklaruar para gazetarëve rreth grevës së mësimdhënësve.
Ai tha se shpreson që nesër të fillojë mësimi pasi këtë dëshirë e kanë edhe mësimdhënësit bashkë me nxënësit dhe prindërit e tyre.
“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai
Megjithatë, Kurti pati disa fjalë edhe për grevistët teksa disa prej tyre i quajti edhe sindikalistët të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.