Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Drenas ndërsa tre tjerë janë lënduar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.