Një person është arrestuar në Isniq të Deçanit, nën dyshimin për veprat penale “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm” dhe “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve”.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datë 11.06.2024, rreth orёs 22:40, ka pranuar informatë se nё fshatin Isniq – Deçan, ka tё shtёna me armё.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjёherё kanё dalё ne vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se disa persona janё pёrfshirё nё njё pёrleshje ne mes veti dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.
Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij.
Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tёnsekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar: F.H. i lindur me 1989
Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.