Problemet me qentë endacakë vazhdojnë në kryeqytet ndonëse nga zyrtarë lokalë e qendrorë vazhdojnë të thonë se po punojnë drejt zgjidhjes së kësaj çështje.
Qytetarët në baza ditore po ballafaqohen me rrezikun nga qentë, gjersa rasti i fundit i kafshimit ndodhi sot në orët e paradites në Aktash të Prishtinës.
Një grua duke ecur në këtë rrugë të kryeqytetit u kafshua nga qeni, ndërsa ironia më e madhe ishte se ajo që e ndihmoi më pas gruan po ashtu ishte kafshuar nga qeni ditë më parë.
Rastet e tilla po vazhdojnë në kryeqytet, ndërsa përgjegjësinë nuk e merr askush. /Telegrafi