Policia ka njoftuar se një grua ka kryer veprën penale “Falsifikim”.
Në raportin e Policisë thuhet se gruaja dyshohet se të shtunën i është nënshtruar një testi të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave.
“FALSIFIKIM/Prishtinë 01.04.2023, NN. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kryer veprën penale falsifikim duke iu nënshtruar testit të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.