Një fëmijë rrëzohet nga kati i dytë i shtëpisë

Dje rreth orës 18:00 një fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë, në Lipjan

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.