Dy persona, një afarist dhe një inxhinier, janë arrestuar të hënën për rastin tragjik të vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë.
Të arrestuarit janë afaristi Xheladin Pozhegu dhe inxhinieri Albert Margegaj, raporton portali Sinjali.
Pozhegu, 46-vjeç dhe Margegaj, 49-vjeç, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Gjakovës nën dyshimin për veprën penale të ngelizhencës dhe rrezikimit të sigurisë në vendin e punës.
Xheladin Pozhegu
Albert Margegaj
Dy punëtorë të ndërtimit, një 50-vjeçar dhe një 48-vjeçar vdiqën pasi ranë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë të hënën në mëngjes.
Ata dyshohet se kanë rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash.
Policia e Kosovës tha sot se ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.