Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Deqili” në Mitrovicë, ku si pasojë një person i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se aksidenti është shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së shoferit gjatë drejtimit të mjetit punues pirunar, me ç’rast ky i fundit ka goditur 8-vjeçarin i cili ishte futur nën rrotat e makinës.
Si pasojë këtij aksidenti, i mituri ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, për trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se fëmija po vazhdon trajtimin në spital.