Një 58-vjeçar nga Rahoveci vdes në Emergjencën e kryeqytetit, s’iu përballoi plagëve të marra nga aksidenti

Një 58 vjeçar ka vdekur në Qendrën Emergjente në kryeqytet, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra nga një aksident trafiku.

Siç mëson klankosova.tv, i njëjti është sjellë nga Spitali i Gjakovës, me politraumë të rëndë, për trajtime të mëtejme.

”Pacienti është dërgu në sallë operative nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë por edhe për kundër përpjekjeve maksimale nga mjekët kujdestarë, ai nuk mundi t’u rezistojë lëndimeve të marra, ndërroi jetë në Qendrën Emergjente”, u shpreh burimi në kushte anonimiteti.