Një 26-vjeçare bie nga kati i 7-të i ndërtesës në Prishtinë, vdes në vend

Një 26-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në lagjen Lakrishte të Prishtinës.

Rastin për Ekonomia Onnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.