Një 13 vjeçare dyshohet të jetë dhunuar në Drenas, policia arreston dy persona

Një 13 vjeçare dyshohet të jetë dhunuar në Drenas nga dy persona të moshës madhore.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifiku lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistu dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

Rasi është cilësuar si “Dhunim”.