Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka shkarkuar Donjeta Sahatçiun nga posti i nënkryetares së Komunës në kuadër të asaj që ai e ka quajtur ristrukturim i kabinetit qeverisës në kryeqytet.
Donjeta Sahatçiu është pjesë e PDK-së, pozitën e kishte marrë si pjesë e koalicionit në nivel lokal LDK-PDK.
Tashmë kanë nisur nga PDK-ja, Eliza Hoxha, deptuete e kësaj partie politike ka thumbuar kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama.
Ajo e ka përmendur Badovcin, për të cilin ka diskutime rreth ndërtimeve rreth tij.
“Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Gazeta Express