Nis takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dy diplomatët evropianë fillimisht kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Klan Kosova.

Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trepalësh.

Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.

Fotografia e përdorur në ballinë është prej takimeve të kaluara.