Nis seanca konstituive, Avni Dehari fton përfaqësuesit politikë në një zyrë të veçantë

Ka filluar tashmë seanca e ndërprerë para dy ditësh.

Me të filluar, Dehari përmendi letrën e kthyer nga presidentja, duke shtuar se nuk ka dhënë shumë sqarime për zgjidhje të ngërçit.

Andaj, deputeti më i vjetër ftoi në një takim konsultativ përfaqësuesit politikë, kjo pa filluar pika e rendit të ditës.