Gjatë ditës së sotme pritet që të mbahet një protestë para Pallatit të Drejtësisë.Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit si të pa qartë dhe jo të plotë.
Gjykata e Apelit me vendimin e publikuar me date 23.02.2024 ka kthyer çështjen në zero, duke e rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt me të cilin Dardan Krivaça ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, kurse për ndihmë në kryerjen e vrasjes Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim.
Me datë 22.08.2021 trupi i pajetë i 18-vjeçares Marigona Osmani ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar shpejt nga aty.
Dy ditë pas ngjarjes, Policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin kryesor – Dardan Krivaçën. Sipas Prokurorisë, pos Krivaçës, në vrasjen e 18-vjeçares kishte kontribuar edhe Arbër Sejdiu./Indeksonline/