Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.
Në ambientet e sallave të sportit në veri, ka ardhur edhe nënshkrimi i parë për shkarkim.
Në Mitrovicë të Veriut, peticioni nisi pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Ndërkaq në Leposaviq, sipas njërit nga iniciatorët e peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve.