Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”, për të cilën ai ka thënë se do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët, raporton Gazeta Sinjali.
Ai tha se me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijët e tyre do të marrin fund por edhe kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në kryeqytet.
“Vazhdojmë tutje me shndërrimin e Kalabrisë në lagje moderne dhe transformimin e Kryeqytetit”, ka shkruar mes tjerash Rama.