Ish-kreu i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani tashmë i ka hyrë një rrugëtimi tjetër në sferën publike.
Ish-luftëtari do të synojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ku bashkë me Listën Intelektuale, të cilën edhe e udhëheqë, i është bashkëngjitur koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët.
Sot ndërkaq, nga ky koalicion u prezentuan edhe kandidatët për deputetë, kandidatë këta që mbushën sallën.
Nimani, në fjalën e tij para të pranishmëve pohoi se është nder i jashtëzakonshëm të kontribuojë për të mirën e shtetit.