Është ngritur aktakuzë ndaj kryesuesit aktual të kuvendit komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina.
Kështu ka mësuar ekskluzivisht Gazeta Paparaci, që tashmë ka siguruar edhe dokumentin përkatës që dëshmon një gjë të tillë.
Siç edhe mund ta shihni në dokumentin e mëposhtëm, aktakuza është ngrehur ndaj Kupinës dhe Dukagjin Keqa.
Kupina, në cilësi të pronarit dhe Keqa, në cilësinë e të autorizuarit nga pronari, dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë paraqitur prova të rreme.
Me këtë rast, gjithnjë sipas Prokurorisë, ata kanë mashtruar të dëmtuarit Astrit Kabashi e Fatos Kryeziu.
Me këtë rast, ata kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga nenin 323, paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kush është Fehmi Kupina?
Ishte kryetemë përderisa partia aktuale në pushtet po luftonte me çdo kush ta mbante në krye të kolltukut ku është edhe sot, pra të parit të organit më të lartë legjislativ të kryeqytetit.
Ai në të kaluarën ka qenë në LDK, por doli për shkak të lojërave politike. Kjo vijoi me shkarkimin e tij, por i njëjti më pas u zgjodh nga kuvendi si emëruesi i përbashkët i partive në pushtet, VV dhe PDK./Paparaci