Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, tha se Kosova është e sigurt si hëna.
Ai shtoi se nuk do të ketë destabilizim në vend, sepse këtu janë Forcat amerikane.
“Forcat amerikane, janë prezente në Kosovë. Ju jeni më të sigurt se hëna”, tha Ngjela në emision Kosova Today.
“Është luftë botërore po të hyjë Rusia në Kosovë. Për sa i përket destabilzimit me ato komplekset që kanë agjentët e Kosovës, ajo varet sa e fortë është Qeveria e Kosovës”, shtoi ai.