Ngjarje tragjike në Deçan: Dyshohet se një burrë ka bërë vetëvrasje

Është raportuar se një burrë ka bërë vetëvrasje në fshatin Baballoq të Deçanit.

Për lajmi.net, e ka konfirmuar rastin zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Ai ka thënë se pas gjetjes, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion.

Ndërsa, rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes”.

”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion. Ndërsa, rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes” deklaroi Rugova.