Ngjarje e rëndë: Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Saraisht të komunës së Ferizajt, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sinjali mëson se familjarët e të ndjerit kanë bërë thirrje për ndihmë pasi kanë gjetur pa shenja jete 30-vjeçarin.

https://permbledhja.com/paralajmerohet-stuhi-shiu/

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

https://permbledhja.com/serbet-e-veriut-kundershtojne-targat-rks-kercenime-neper-vetura/