Ngjarja e dhimbshme për familjen Gërbeshi, kjo është 35-vjeçarja që i dha fund jetës duke kërcyer nga ndërtesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i lartë i ndërtesës ku banonte.

Ky rast ka tronditur familjen Gërbeshi, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Albanë.

Sinjalizuesit e gazetës kanë bërë me dije se Albana Gërbeshi ishte rreth 35-vjeçare dhe la pas vetes burrin e fëmijët.

Trupi i saj i pajetë është tërhequr mbrëmë nga IML, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.

Sinjali mëson se vdekja e 35-vjeçares do të hetohet me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupit të pajetë t’i bëhet obduksioni dhe të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.