Policia e Kosovës, saktësisht drejtoria rajonale në Prizren, ka bërë të ditur se i është konfiskuara leja 27-vjeçarit për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura.
Sipas policisë, i njëjti i kishte nëntë pikë negative të grumbulluara.
“Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Stacioni policor në Prizren me datën 24.05.2024, Si pasojë juridike të vendimeve të plotfuqishme për shoferin e mjetit që ka shkaktuar kundërvajtje të caktuara sipas ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të numrit të pikave të grumbulluara negative (nëntë (9) pikë negative), është marrja e përkohshme e patentës së shoferit ndaj, kundërvajtësi F.A –viti i lindjes 1997- i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.” – thuhet në njoftim.