Nga nesër rregulla dhe dënime të reja trafiku në Kosovë

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë nis së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik – dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.

Me gjobat e reja, qytetarët në raste se i shkelin rregullat e komunikacionit do të marrin gjoba të majme me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor.