Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se nga nesër do të nisë shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që kanë plotësuar kriteret për përfitim.
Sipas komunikatës, përfitues do të jenë qytetarët që nuk e kanë marrë subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt.
Subvencionet do të aplikohen drejtpërdrejt në faturat e energjisë elektrike, në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.
“Qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre”, thuhet në njoftim.
Ky program synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në nevojë përballë kostove të energjisë.
“Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë”, bëhet e ditur në komunikatë.
