Nga mbrëmjet më të bukura verdhekaltra, Kosova shkollë “fodiane” Suedisë për fitoren e parë në kualifikuese

S’i dihet nëse e bëri qëllimshëm apo jo, por duke parë aludimet e shumta të njohësve të sportit më të popullarizuar në rruzull, gjithçka duket të ketë qenë e orkestruar.

Bëhet fjalë për lënien në bankë të Baton Zabërgjës, anise figuronte si pjesë e formacionet nismëtar.

Me të në rreshtim, Kosova figuronte me formatin 4-4-2, megjithatë me largimin e tij pak minuta para duelit dhe hyrjen e Ilir Krasniqit, u konvertua në 5-4-1, gjë kjo që rezultoi negativisht te trajneri nordik, Tommason.

Një mbrojtje e super-përgatitur, me Dion Gallapenin për të cilin po thuren vargje të panumërta në rrjete sociale.

Paraqitje të mirë patën thuajse të gjithë futbollistët, në veçanti Aro Muric e Rexhbecaj, që realizoi edhe njërin prej dy golave. Kujtojmë, atë tjetrin e shënoi Muriqi.

Me këtë triumf Kosova shënon pikët e para dhe triumfin parësor në kualifikuese, me shpresën se do të kemi edhe të tjerë të tillë./Përmbledhja